1 maji, revolta e rrallë e Erion Kristos: Ne punojmë, shteti na shk*rdhen pagën, këtu çmohet suma, jo puna

Me rastin e 1 majit, ditës së Punëtorëve, si çdo vit nuk kanë munguar reagimet nga politika, por edhe nga qytetarë e intelektualë, që kanë denoncuar problemet me kushtet e punës në Shqipëri.

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo, shkruan në rrjetet sociale se qeveria taton në mënyrë të padrejtë punonjësit e shtetit.

“Ne punojmë, shteti na shkërdhen pagën. Miliarderët paguajnë 8 për qind kur ndajnë fitimet e bizneseve. Ne që jetojmë me rrogë paguajmë 23 për qind tatim nga rroga. Rama ngriti një shtet supertëpadrejtë. Se mos guxon njeri të kërkoje votën time. Nuk votoj atë që më grabit. Në këtë vend nuk çmohet puna, por suma. Vetëm shikoni cfarë kalamajsh na qeverisin.”-shkruan Kristo.

Një tjetër reagim vjen nga Organizata Politike. OP në një reagim në rrjetet sociale, thotë se shumica e të drejave të punëtorëve mohohen.

Organizata politike 
1 Maji është data më e rëndësishme e kalendarit shoqëror. Ajo kujton sakrificat e punëtorëve për punë të dinjitetshme dhe të drejta shoqërore. Mbajtësit e pushtetit ekonomik dhe politik në Shqipëri bëjnë çmos që 1 Maji të fshihet nga ndërgjegjja shoqërore. Prandaj ne ndjejmë detyrën e zgjimit të ndërgjegjes punëtore dhe qytetare për të drejtat që na mohohen të gjithëve ne, shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë dhe duan të jetojnë përmes punës së tyre.

Nesër në orën 10 do të mblidhemi te sheshi simbolik i punëtorëve, përpara monumentit të Partizanit të Panjohur, për të nisur një aksion kolektiv ndërgjegjësues nëpër të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Bashkohuni me aktivistët e Organizatës Politike! Organizata Politike

Reagim vjen edhe nga Kosova, ku deputeti Bekë Berisha ka uruar të gjithë punëtorët.

“1 Maji – Dita Ndërkombëtare e punëtorëve. Të gjithë punëtorëve në sektorin privat dhe publik në Republikën e Kosovës ju uroj festen e 1 majit! Zotohem se do të ngris zërin në Kuvendin e Kosovës për përmirësimin e kushteve të punës sidomos në sektorin privat.
Me respekt:Bekë Berisha – Deputet i Kuvendit të Kosovës.”-shkruan ai.