12 vjet më parë u nda nga Andi Bushati, çfarë ka rrëfyer ish bashkëshortja e tij …

Një rrëfim i ndjerë është bërë nga një prej personazhet që të gjithë ne  njohim prej pak vitesh, Erinda Ballanca, sot Avokate e Popullit. Pak njerëz e dinë që ajo paska qene bashkëshortja e analistit Andi Bushati. Ballanca ka rrëfyer për emisionin “Soirée”, për jetën e saj personale, të qenit një grua e pavarur dhe pa një mashkull në krahë. 12 vite më parë ajo u nda nga ish bashkëshorit i saj dhe nuk paska qenë aspak e lehtë tia nisë nga e para.

“Kam mbi 12 vjet që jam vetëm dhe e ndjej që njeriu është më mirë të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës, jo të jetë e varur nga një mashkull. Kur unë kam pasur një partner kam qenë shumë më mirë, për shumë çështje. Më duhet të them, më vjen dhe pak për të qeshur kur e mendoj, që në momentin që jam ndarë kuptova se nuk dija të jetoja më vetëm. Më dukej sikur nuk dija të bëja asgjë. Sepse isha mësuar të isha me dikë. Por çdo gjë rimerret, sepse jeta është e bukur në mënyrat e saj. Do të doja ta kisha një mashkull në krah, por të ishte ai i duhuri”, tregoi Erinda Ballanca.