“15 sekondat më të vështirë të jetës”, – basketbollisti tregon vuajtjet e koronavirusit

Një prej basketbollistëve më të mirë të NBA, Donovan Mitchell, ka treguar se është pozitiv me koronavirus.

Basketbolli i Utah Jazz ka treguar momentet e vështira që ka kaluar në momnetin që e zbuloi se kishte dalë pozitiv. “Mendoj se pjesa më e frikshme e këtij virusi është që mund të dukesh se je mirë, por mund të ia kalosh atyre që ke në shtëpi”.

23-vjeçari tregon se sa shumë e vuajti momentin kur e kuptoi se ishte prekur nga virusi. “Jam mirë, mendoj se mund të luaj shtatë ndeshje radhazi. Momenti më i vështirë ishte kur e mësova se jam i prekur, për 15 sekonda u hutova krejtësisht dhe mendoj se ishin sekondat më të vështira të jetës. Sytë më lotuan, por më vjen mirë që ja hodha”, – tha ai.

Lexo edhe: