“1500 vra*sës shëtisin të lirë nëpër Shqipëri”, deklarata e fortë

Mbrëmjen e sotme, ish-deputeti Klevis Balliu ka bërë një deklaratë të fortë.

Balliu tha se në Shqipëri ka rreth 1500 kri*minelë të cilët shëtisin të lirë.

“1500 vra*sës ecin të lirë në Shqipëri, pse nuk i kapin këta? Por flasin sikur çfarë bënë me kapjen e grupit të fajdeve në Shkodër në një kohë kur të gjithë këta janë fajdexhinj”, tha Balliu.

Lidhur me protestën e madhe të Opozitës më 16 mars, Balliu tha se Rama duhet të gjejë vend të fshihet.

“Me 16 mars do të ballafaqohemi, dhe do të shohim se si do të dridhet pushteti i Edi Ramës. Ndaj me 16 mars tek Kryeministria për ti vënë flakën qeverisë dhe sistemit të kapur nga krimi. Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, – tha Balliu.