189 milionë lekë në Shkodër, Rama mesazh Voltana Ademit, që e sfidon haptazi



Çelja e tenderit nga fondi shqiptar i zhvillimit me vlerën 189 milion lekë për rikualifikimin e hyrjes së Shkodres, është sinjali i parë që Edi Rama sfidon haptazi bashkinë Shkoder dhe kryetaren në detyrë Voltana Ademi.



Pasi ndaj kësaj të fundit nuk kurseu kritikat dhe e quajti hyrjen e qytetit të ngjashme me Zimbabet, numri një i qeverisë nuk vonon të bëjë realitet miratimin e projektit që transformon zonën dhe vë në lëvizje zbatimin e një ndryshimi të madh e të shumë pritur. Por përse në këtë kohë dhe a ka dicka pas tij ky skenar?



Sigurisht që kushdo e kupton që hapi i hedhur 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021, lidhet me zhvillimet politike dhe sfidën që Edi Rama në vazhdimësi e ka shprehur si “peng” të tij, të arrijë të thyejë bastionin e demokrateve sic është Shkodra. Meqënese ai ka qëndruar në hije këto muaj të qeverisjes, e ku shumë investime janë zvarritur për të shkuar deri tek zgjedhjet e 2021, i duhej një lëvizje e tillë për të kompletuar atë që në shumë qytete e kishte bërë realitet. Duke qënë se në Shkoder ndërhyrja nuk nevojitet në qender, pasi këtë të fundit qyteti verior e ka të rivitalizuar shumë më herët se pjesa tjetër e vendit, atëherë Rama zgjodhi një tjetër pikë strategjike për ta kthyer në fushë betejë politike. Në këtë mënyrë rrëzon pretendimet 5 vjecare të kryetares së bashkisë që në Shkoder nuk është investuar dhe për më tepër duke e bërë përmes nje projekti të tillë, ai synon të marrë edhe përfitimet që mund të vijnë në kohë fushate. Sfida e hapur nuk është e lehtë dhe për më tepër në një kohë kur Shqipëria është e gjitha një kantier i madh ndërtimi, ku diku shpenzohen para luksi, e diku tjetër investohet për të riparuar pasojat e termetit, e diku tjetër për nevoja strategjike, kjo e Shkodres së paku i ka dy të tilla. Impakti në turizëm do të ishte shumë herë më i madh vecanërisht në anën e imazhit, e më kryesorja për komunikimin do të ishte një zgjidhje e shumë pritur, duke qënë se përmes këtij qyteti kryhet komunikimi kryesor në rrugë tokësore me Europën. Sa do ta mbajë fjalën qeveria Rama përpara zgjedhjeve dhe a do të jenë për Shkodrën zgjedhjet e 2021, një ogur i mire për të parë së paku një investim të hajrit, kjo mbetet të shihet në muajt në vijim./ShkodraNews