2 ditë para shpalljes fituese të “D.H Albania” dhe 3 ditë pas tenderit të OST, Rama preu shiritin e “TV-A 2” të Bashkim Ulaj

Pa asnjë paragjykim ndaj medias “TV-A 2” të Bashkim Ulajt dhe me vlerësim, për kolegët që punojnë në këtë televizion të ri, po ndalemi në një skandal moral të kryeministrit Rama, me të cilin, tenton të “shpëtojë lëkurën”, nga skandali financiar i 2 tenderëve 30 milionë euro, dhënë krye-trafikantit të kokainës, Bashkim Ulaj, hetim që po drejtohet nga SHBA.

Qysh pas plasjes së skandalit, kryeministri Rama, tashmë i zhytur “kokë e këmbë në llum” politik, individual e qeverisës, megjithëse hetimi i SHBA, ka provuar, se ai është skenaristi i këtij krimi financiar, po vazhdon të mohojë lidhjet me skandalin e firmës fantazmë “D.H Albania” dhe me oligarkun Ulaj.

Fillimisht, Rama e mohoi skandalin, duke i quajtur tenderët “plotësisht të rregullt e sipas ligjit”, por pas 24 orësh e pranoi publikisht, se kishte falsifikime dhe sipas tij, kjo “ishte përgjegjësi e pronarëve të firmës private “D.H Albania”.

Pas 48 orësh, për të shfajësuar krimin, që me urdhër të tij, ishte bërë nga Gjiknuri dhe dy dejtorët Qendro e Gradeci, akuzoi publikisht institucionet amerikane, se “ishin treguar syleshë” përballë falsifikimeve që u kishte bërë kalamani Avdiol Dobi.

Pas pas presionit e demaskimit publik në “VOA” dhe “këshillës konfidenciale” zyrtare të dhënë SHBA, Edi Rama “ia la kopilin në prehër” Gjiknurit, ndërsa ky ua la 2 drejtorëve Qendro e Gradeci, por të tre, Rama i shkarkoi për të shpëtuar “lëkurën” e tij.

Edhe sot e kësaj dite, kur SHBA është në përfundim të hetimit dhe Gjiknuri e 2 drejtorët Qendro-Gadeci, kanë rrëfyer në prokurori, pazarin e bërë me urdhër të kryeministrit në favor të Bashkim Ulajt, “çuditërisht”, Edi Rama vazhdon të deklarojë, se nuk e njeh oligarkun Bashkim Ulaj dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

Mirëpo, janë disa fakte, që provojnë nëse Edi Rama është i lidhur “b**th e brekë”, në pazare krimesh ekonomike financiare, bërë me krye-trafikantin rajonal të kokainës Bashkim Ulaj, jo vetëm duke i dhënë miliona euro koncesione, por edhe duke e promovuar publikisht, me vizita e ceremoni zyrtare.

– Kryeministri Edi Rama, po bën sikur nuk e njeh dhe sikur nuk ka asnjë lidhje me Bashkim Ulaj, por disa herë në sallën e parlamentit, ka deklaruar: – “PD duhet të mbyll gojën, mbasi unë po punojë me oligarkun e saj Bashkim Ulaj”.

– Kryeministri Edi Rama, po bënë sikur nuk e njeh dhe sikur nuk ka asnjë lidhje me Bashkim Ulaj, ndërkohë që vetëm 3 muaj më parë, i dha pa garë prokorimi, koncesionin 224 milionë euro, për rrugën Thumanë-Kashar.

– Kryeministri, po bën sikur nuk e njeh dhe sikur nuk ka asnjë lidhje me Bashkim Ulaj, por vetëm 2 ditë pas shpalljes fituese, të firmës së tij “D.H Albania” (Gener-2) për tenderin 20 milionë euro tek Unaza e Re dhe, vetëm 3 ditë pas zbulimit të tenderit 10 milionë euro tek OST, Edi Rama inaguroi me ceremoni zyrtare e mediatike, televizionin “A-2” të Bashkim Ulajt, duke e quajtur: “Zëri i ri i medias së lirë e profesionale, krijuar me investime të ndershme”.

(Pas plasjes së skandalit me firmën “D.H Albania” të oligarkut Ulaj, “trimi” Edi Rama i hoqi videon dhe fotot, nga faqja zyrtare e kryeministrisë)./Pamfleti