2 marsi i thirrur nga Meta/ Ish-drejtori i SHISH: S’ka forcë dhe as njerëz për t’i…

Thirrja e fortë e Ilir Metës për protestë më 2 mars për ish- kreun e SHISH, Fatos Klosi, është një lëvizje e padrejtë.

Klosi tha se me këto veprime po humb vlerat e një presidenti. “Meta iu drejtua PD, iu drejtua aleatëve që ta ndihmojnë që të thërrasin popullin. Po bën një veprim që nuk i takon presidenti, humbin ato vlerat e presidentit. Ka marrë përsipër një gjë të madhe,. Mbase ka të drejtë në shumë gjëra, por duhen biseduar. Ndoshta është e vështirë për t’u besuar. Nuk besoj se do bëjë ndonjë gjë në 2 mars, nuk ka forcë ta bëj, s’ka njerëz. Nuk mendoj se i ka hyrë një valle kot. Opozita e kuptoi se me forcë nuk bën dot asgjë. Nuk është forca, por duhet gjetur mirëkuptimi. Populli voton, thirret në votime”, tha Klosi në Report tv.