VIDEO kompromentuese me ambasadorin Soreca?! Ja çfarë thotë zv.ministrja bukuroshe

Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko ka rrëfyer sot faktin se ka qenë e përfolur për një video kompromentuese me ambasadorin Luigi Soreca.
“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko në vizion plus.