210 mijë familje të varfëra po kërkojnë bukë; Rama u thotë: Do t’u japim… “Facebook” falas

Uria nuk duron deri sa të vendosin “sheik-ët” e pushtetit/ Të izoluara janë 84 mijë familje të lëmoshës “Ndihmë ekonomike” me pagesë 1800 lekë në muaj për 1 person të vetmuar mbi 18 vjeç; 2400 lekë në muaj për një çift dhe 9200 lekë në muaj për familje me mbi 8 persona. Këto, dilnin e gjenin burime të tjera mbijetese, ndërsa prej 14 ditësh presin ushqim nga qeveria; por ajo u dha 81 milionë euro 10 oligarkëve dhe 52 milionë euro, familjeve të varfëra e të punësuarve në 131 mijë biznese të vogla

Nëse me të prekurit nga epidemia po merret mjekësia; me të rrezikuarit nga uria, duhet të meret qeveria; sepse ajo është “dollapi” i bukës për taksapaguesit në nevojë mbijetese gjatë emergjencave.

Por dy fakte tregojnë se qeveria, as në këtë krizë epidemie, nuk po e kryen detyrimin e saj jetik ndaj njerëzve në nevojë; duke vazhduar me jutifikime, llogje e propagandë qesesh ushqimore, të ndara sa për show në disa familje militantësh.

Fakti i parë/ Kryeministri Rama, publikoi lajmin se deri tani, bashkitë, policia e ushtria; paskan ndihmuar 14 mijë e 428 familje; nga të cilat, 11 mijë e 89 familje me pako ushqimore, 1203 me medikamente dhe 2136 me nevoja të tjera jo ushqimore.

Ky numër familjesh, që thuhet se janë ndihmuar me nga 10 kg ushqime në javë; ose me nga 1.4 kg në ditë; është 17% e familjeve me ndihmë ekonomike, të cilat qeveria i trajton me këtë pagesë asistence financiare:

– Jep 800 lekë të reja në muaj, për çdo person të papunë e të vetmuar, që është nën moshën 18 vjeç.

– Jep 1800 lekë të reja në muaj, për çdo person të papunë e të vetmuar, që është mbi moshën 18 vjeç.

– Jep 2400 lekë të reja në muaj, për çdo familje çift bashkëshortësh, pa punë e pa të ardhura të tjera.

– Jep 5400 lekë të reja në muaj, për çdo familje me 4-5 persona, pa punë e pa të ardhura të tjera.

– Jep 8000 lekë të reja në muaj, për çdo familje me 6-8 persona, pa punë e pa të ardhura të tjera.

– Jep 9200 lekë të reja në muaj, për çdo familje me mbi 9 persona, pa punë e pa të ardhura të tjera.

FAKTI I DYTË/ Para tre ditësh, ndërsa mijëra familje të varfra, i kërkonin bukë; nga oxhaku i sarajeve, kryeministri Rama u dha “lajmin e gëzueshëm”, se për çdo familje në nevojë, qeveria do dhurojë 50% internet falas.

Realiteti/ Sipas evidencës së qeverisë, me ndihmë ekonomike janë 84 mijë familje; aktualisht të izoluara e pa asnjë burim tjetër ekonomik, në pritje të pakove ushqimore; por gjatë 14 ditëve, kryeministri thotë se ka ndihmuar vetëm 14 mijë familje, ose 1000 familje në ditë (siç thotë)!

E vërteta e numrit të familjeve, në prag urie/ Javën e parë të izolimit, redaksia “Pamfleti”, denoncoi këtë skandal: Kryeministri Rama, nuk lejoji që të hapeshin depot e Rezervave të Shtetit, ngaqë mallrat shiteshin tek oligarkët; duke menduar se kriza ushqimore e familjeve të varfra, nuk do shkonte drejt “pikës kulmore”.

Por aktualisht, sipas informacioneve që kryeministri ka marrë nga 61 bashkitë dhe Ministria e Brendshme; rezulton në shkallë vendi, janë 210 mijë familje e persona të vetmuar, që kërkojnë ndihmë me ushqime; mes tyre 84 mijë familjet me ndihmë ekonomike, 26 mijë invalidë e të moshur; pa llogaritur të punësuarit privatë ende pa paga.

Në njoftimin e tij nga “Sarajet e Surrelit”, kryeministri Rama u bëri këtë thirrje familjeve në prag urie: – “Të keni durim e besim, se Olta, Ogerta dhe Erjoni (Veliaj), do sjellin ushqim në çdo familje; jemi duke bërë një plan tjetër”.

Pyetja është kjo: – A duron uria e të varfërve, deri sa “Sheik”-ët e pushtetit, të bëjnë planet e punës (pazaret) Le ta gjykojë lexuesi…/Pamfleti