24-vjeçarja shqiptare u zhduk në Angli bashkë ne vajzën 2 javë më parë, zbulohet ç’ka ndodhur me të

Anglia u alarmua dy javë më parë, ku nënë e bijë shqiptare, u larguan në drejtim të paditur.

Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe vajza e saj, Enisa 2 vjeç, u gjetën shëndoshë e mirë në Britani të Madhe. Mediat lokale njoftojnë se nënë e bijë janë gjetur mbrëmjen e së enjtes në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk ka informacione të tjera rreth vendndodhjes ku u gjetën dhe përse kishin humbur gjurmët.

Sebjana Myzeqari shkoi 3 vite më parë në Doncaster dhe jetonte në një shtëpi në Chequer Road. Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira.