3 krerët e shtetit vizitë urgjente, ç’po ndodh në Shkodër

Shkodra behet ne harkun kohor te 3 diteve, mikepritese e 3 krerëve te larte te politikes shqiptare, dy prej te cileve vijne drejteperdrejte per te folur mbi situaten e krijuar.

Gjithcka nis te dielen pasdite kur ne metropolin verior mberrin kreu i shtetit Ilir Meta. Ndonese tematika e vizites se tij lidhet me 70 vjetorin e teatrit profesionist te Shkodres, nuk perjashtohet mundesia qe ai te preke edhe zhvillimet politike dhe ngercin e krijuar ne kete bashki. Vizita e tij pasohet pas pak oresh me ate te kryeministrit Rama.

Sikur te mos i mjaftonin hallet e krijuara me bashkine pasi ju dogj i besuari i perzgjedhur per kete post, atij po i pikon edhe çatia e partise. Konflikte, debate e perplasje per emerimet e reja qe po i mbajne peng edhe riorganizimin e brendshem, jane vetem disa nga problematikat qe tashme ai do te tentoje ti zgjidhe vete permes kesaj vizite.

Gjithcka pasohet me te merkuren kur Lulzim Basha turin e ri te takimeve me qytetaret e shtrin ne mesjave ne Shkoder. Ky trinom politik qe viziton vendin e mekatit me shume gjasa pritet te kete pak shanse qe ti jape rrugezgjidhje kesaj krize qe mban peng Shkodren, duke e lene pa kryetar bashkie dhe titullar te ri ne drejtorite rajonale.

Se cfare do te ndodhe pas ketyre vizitave dhe a do te kete drite jeshile pas kesaj ne fund te tunelit, mbetet vetem te presim./ShkodraNews