30 orët e fundit të jetës së Guljelm Radosë, flasin mjekët që i qëndruan te koka: Nuk vuante nga….



Fatkeqësisht, Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti, Guljelm Radosë me 5 maj 2021.



Pas një qëndrimi të gjatë në Spitalin e Durrësit, në reanimim në gjendje të rëndë, aktori u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm, në moshën 75-vjeçare.



30 orët e fundit të jetës i kaloi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i intubuar

. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ka qenë i pamundur përmirësimi i tij. Sapo lajmi për gjendjen e tij të rëndë u përhap përmes rrjeteve sociale, komuniteti artistik i bëri apel qeverisë që ta dërgonin jashtë shtetit për një kurim më të specializuar, por gjendja e tij e rënduar nuk ia lejonte udhëtimin.

Sipas mjekëve që e ndoqën rastin e tij, Radoja nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, por pas infektimit nga Covid-19, pësoi një insuficentë multiorganore. Virusi shkaktoi daljen jashtë funksionimit normal të të gjitha organeve jetësore të tij, çka çoi dhe në fundin fatal, në vdekje.

Lexo edhe: