30 vjetori i ndryshimeve të mëdha/ Si vazhdon politika ta mbajë të ndarë Shkodrën

A e meritonte Shkodra kete? Eshte nje pyetje qe natyrshem i ka lindur cdokuj qe ka pare se si ne nje prej diteve me te shenuara, ne nje pervjetor jubilar per Shkodren e Shqiperine, 14 Janari i 1990, dita qe 30 vite me pare solli ndryshime te medha e vendimtare per vendin, te perkujtohej e ndare. Madje te shkohej deri aty sa ata qe ishin protagonistet kryesor, te “sulmonin” ne distance njeri tjetrin. E gjitha kjo ne nje moment delikat per vendin e kur sot me shume se kurre duhej dhene shembulli i bashkimit e ndryshimit, qe na mungon nga klasa politike. Por jo, kjo nuk ndodhi sepse ne mes ne fakt eshte politika, ajo qe prish prej dekadash cdo date te shenuar, duke marre atribute qe si takojne. Kete gje ka bere edhe me 14 Janarin, duke e patur si vegel te saj sa here i eshte dashur. E cfare mund te pritej ne kete dite, kur si hije e zeze mbi perkujtimin e asaj dite qendrojne edhe ish sigurimsa qe sot kane nderruar kollaret, e qe nen petkun e PD ndodhedhin ne salle si zhurmuesa. Nga krahu tjeter ish funksionare te Edi Rames nxitonin te benin perkujtim paralel, vetem e vetem per ti deshmuar ne nje date te rendesishme Shkodres, se si perçarja nuk na ndahet. Me e renda ishte se ne kete date mungoi PD, pasi Lulzim Basha nuk kishte kohe te ishte ne Shkoder, pasi po planifikonte paktin me Edi Ramen. As vartesit e tij nuk mund te ishin sic kane bere gjithmone, por u mjaftua te dergonte nje raportues te mire si Bujar Nishani qe e kujton mire kete date dhe shijen qe i ka lene 30 vite me pare, si dhe Nard Ndoken, deputetin qe doli nga ky qark, por nuk u pa asnje dite te vetme te ishte prezent. Maska karnevaleske qe dhuroi ky 14 Janar per fat te keq nuk ishte perkujtimi i merituar per ata qe sakrifikuan, nje pjese qe jetojne e te tjere qe kane mbyllur syte. Ky nuk ishte 14 Janari i Shkodres.