331 vota pro, Parlamenti Evropian mbështet vendimin e madh per Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sërish për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës me zonën Shengen.

331 deputetë të pranishëm në sallë kanë votuar në favor të raportit të Tanja Fajon që kërkon liberalizimin e vizave, ndërkohë që 126 deputetë të tjerë janë shprehur kundër.
Edhe pse ky institucion ka mbështetur më parë procesin e heqjes së vizave, disa ministra të Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së kanë vendosur kundër Kosovës.

Komisioneri i BE-së për çështje të brendshme, Avramopulos u shpreh sot se Prishtina e meriton liberalizimin e vizave dhe se ky vendim do të ndihmonte stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Kosovarët janë aktualisht populli i vetëm në kontinent që mund të lëvizin lirshëm.