4-vjeçarja rrëzohet nga kati i 3 i pallatit, mjekët e gjejnë pa frymë por ç’ndodhi pak sekonda më vonë? Tezja duhej ta ruante por..uaaa



Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Genova të Italisë, ku një 4-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, në 10 metra lartësi.



Sipas asaj çfarë raportojnë mediat italiane, prindërit e vajzës ishin në punë dhe e kishin lënë atë nën kujdesin e një të afërmeje dhe vëllait të saj 5-vjeçar, si dhe një kushëri 13-vjeçar.



Sipas rrëfimeve të fëmijëve të tjerë, ata ishin duke luajtur ndërkohë që tezja e vajzës 4 – vjeçare i kishte lënë ata vetëm pasi ishte larguar.

Fëmija u gjet pa frymë nga mjekët dhe pas tentativave të bluzave të bardha ja dolën ta rikthenin atë në jetë, më pas e vogla u dërgua me helikopter në spitalin Gaslini.