Vajza nga Tirana shtang me deklaratën e saj: Si i fitoj çdo natë 400 euro



Një vajzë e re ka treguar se çfarë do të thotë të punosh si stri.ptiste në Tiranë.



Ajo thotë se e bën prej tre vitesh këtë punë, teksa arrin të fitojë deri në 400 euro në natë, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro.



Ajo u shpreh se me paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi

“Ne fakt me baletin apo kërcimin i kam lidhjet shume te hershme, që e vogël kam qenë pjesë e kurseve të baletit, ku dhe ku kam performuar në aktivitete të ndryshme artistike ne vendin tim te lindjes apo dhe ne qytete te tjera. Por gjithsesi, nuk është kjo arsyeja qe ndodhem në këtë punë.

Duke qene se kisha disa eksperienca si kamariere po kërkoja diçka të tillë, por vendosa te provoj si kamariere e jetës së natës duke ditur që ka më shumë bakshishe.

Në fillim kisha atë ndrojtjen se ku po punoj, por dhe per faktin qe jam natyre pa shume komplekse e kalova lehtë këtë moment. Gjatë punës si kamariere shikoja në tërësi sesi funksionojnë gjerat, se çfarë ndodh brenda një “Night Clubi”. Dhe shikoja qe nuk ndodhte asgjë e keqe, përveçse vajza të bukura shoqëronin klientët në tavolina ndërsa ata pinin një pije. Edhe gjate kohës që isha kamariere, shume klientë kërkonin që të isha unë ajo që do i shoqëroja në tavolina, nga këtu me lindi ideja përse te mos e provoja edhe unë të isha si një nga vajzat që e bënin këtë gjë çdo natë”, tregon ajo.