46 vjet nga revolta e Spaçit, Balliu: Revolta e tyre kundra një regjimi barbar

Ish-deputeti demokrat Klevis balliu ka përkujtuar sot në 46-vjetorin e saj, revoltën e ish-të burgosurve politik në Burgun e Spaçit.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Balliu shkruan se të burgosurit politikë në Spaç ngritën krye kundër regjimit më terrorist të gjithë Europën Lindore, duke shtuar se revolta e tyre e zhvilluar kundra një regjimi barbar, dhe frymëzohej nga liria.

Komenti i Klevis Balliut

46 vjet nga revolta e Spaçit

21 maji i vitit 1973 shënoi ditën e përballjes me diktaturën aty ku kjo e fundit ndjehej më e fortë. Të dënuarit e ndërgjegjes u revoltuan në kushtet të pabarabarta kundër përfaqësuesve të diktaturës. Të burgosurit politikë në Spaç ngritën krye kundër regjimit më terrorist të gjithë Europën Lindore. Revolta e tyre e zhvilluar kundra një regjim barbar, frymëzohej nga liria. Jo më kot, të dënuarit politikë, pjesa më e ndriçuar e shoqërisë shqiptare hodhën parullat kuptimplote: “Ja vdekje ja liri”, “Rroftë Shqipëria e Lirë”, “Ju jeni katilë dhe keni lyer duart me gjakun tonë”, “Do t’ju djegim si Stalini”, “Mos u gënjeni se kurrë në botë nuk do të fitojë komunizmi”, “Poshtë komunistët”, “Rroftë Europa e lirë”, etj.

Të mos harrojmë të dënuarit me vdekje, martirët e lirisë: Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Pal Zefi.

Respekt e nderim për këta qëndrestarë e martirë.