5 të rinj shqiptarë në pranga, çfarë bënin në Itali habiti policinë

Policia italiane ka vënë në pranga 5 të rinj shqiptarë në qytetin e Riminit.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 18 deri në 28 vjeç. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kok*ainë në doza të vogla.

Të rinjtë organizoheshin nëpër stacionet e autobuzëve, ku nxirrnin 4 mijë euro fitime brenda një dite.

Pas arrestimit të tyre, policia ka kontrolluar edhe banesën ku jetonin pesë të rinjtë shqiptarë.

Policia ka gjetur në banesën e tyre th*ika, disa aparate celularë dhe një sasi të konsiderueshme parash, e cila ende nuk është bërë e ditur sa ka qenë.

Nga të dhënat e siguruara është vërtetuar se shqiptarët, paratë e dro*gës që i fitonin në Itali i sillnin më pas për t’i investuar në Shqipëri.