6 tërmete e 4 të lënduar/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhëna: Ka banesa të dëmtuara

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për tërmetet e njëpasnjëshme që kanë prekur Korçën.

Sipas ministrisë, nga 6 tërmetet që kanë rënë mëngjesin e sotëm janë dëmtuar 5 banesa në fshatrat Dvoran dhe Floq, ndërkohë që lëkundjet sizmike vijojnë të ndjehen ende.

“Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulet vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtëzakonshme.

Situata po ndiqet në vazhdimesi me prefekturat dhe gjithë institucionet”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Reagimi i plotë:

Miremengjes, sipas informacioneve paraprake informojme se:

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.

Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.