6 veta jetojnë në një dhomë 12m/2, familja në kufijtë e ekzistencës

Familja e Iliaz Kastratit nga fshati Pusi i Thate Has ka telefefonuar në redaksinë e Fax News për gjendjen alarmante ku jeton.

Për te arritur ne fshta duhet te udhëtosh 1 orë në këmbë nga fshati kryesor Gjinaj drejt Pusit të Thatë për të parë gjendjen e familjes Kastrati.

Familja e Iljaz Kastratit jeton në kushtet të vështira ekonomike në një dhomë prej 12 m2 me 4 fëmijë dhe bashkëshorten. Ai bën apel për ndihmë për një shtëpi dhe për të punësuar bashkëshorten pasi e shoqja i ka mbaruar Arsimin e Lartë në Universitetin Bujqësor të Tiranës për Ekonomi Agrare.

Familja Kastrati jeton vetëm me një ndihmë ekonomike prej tetë mijë lekë të vjetra dhe gjatë verës me bimë medicionale.

 

 

ryefamiljari Iliaz Kastrati para tre vitesh ka bërë të mundur duke shitur bimë medicionale të ndërtojë themelet dhe murin e shtëpisë së re, por ai tani është i sëmurë dhe nuk ka mundësi për ta ndërtuar ai kërkon ndimë për ti vendosur çatinë shtëpisë dhe për ta savatuar gjithashtu edhe punësimin e gruas.