600 të burgosur ‘fitojnë lirinë 3-mujore’, por ç’do u ndodh atyre nëse kapen në rrugë? Sapo hyri në fuqi ligji bombë

600 të burgosur pritet të lënë sot qelitë, duke fituar kështu një ‘liri 3 mujore’. Ata përfituan nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Me hyrjen në fuqi të Aktit Normativ, të burgosurit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre për 3 muaj dhe nëse dalin në rrugë do iu rritet dënimi i tyre me 5 vite.

Nga ky projektligj përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Pjesë e listës janë edhe të dënbuarit iu kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike.