7 kg ko.kainë nga Holanda në Shqipëri mes patateve, kapen shqiptarët me mijëra euro

Dy shqiptarë janë arr.estuar në portin e Barit për tr.afik dr.oge, pasi gjatë kontrollit të imtësishëm iu gjetën dhe sekuestruan 7 kg ko.kainë dhe mbi 150 mijë euro cash.

Lënda na.rkotike po transportohej nga Holanda në Itali me destinacion final Shqipërinë, por u zbulua në Bari dhe u bllokua. Ko.kaina po transportohej në një kamion frigoriferik me 20 ton patate të ngrira.

Fillimisht u gjet shuma e eurove prerje 20 dhe 50-euroshe më pas droga. Sipas medieve italiane që kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur është sekuestruar, kokaina ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte ndarë në gjashtë pako, por u zbulua nga kontrolli me imtësi të plotë pas dyshimeve nga Agjencia Doganore. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.