7 sekretet e Kongresit, ja kë zgjodhi Rama në vend të Qazim Sejdinit. Për Dakon…

Qazim Sejdini i ka larë hesapet me Partinë Socialiste dhe kjo zbulohet nga programi i partisë për Kongresin e 23 marit. Një nga pikat kryesore të zhvillimit të këtij Kongresi është prezantimi i kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet lokale 2019.

Në program shihet se në Elbasan, socialistët kanë kandiduar Gledjan Llatjan, ndërkohë që në Durrës nuk ka ende një kandidature që do të zhvendosë Vangjush Dakon. Në këtë kongres pritet që të zyrtarizohen edhe 7 kandidatë për Bashkitë e vendit, mes tyre dhe Pjerin Ndreu në Lezhë dhe Erion Veliaj në Tiranë.

Nën moton Bashkia që duam, PS do të zyrtarizojë dhe kandidatët e mëposhtëm:

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo (rikonfirmohet)

Deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu (kandidat i Lezhes)

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi (rikonfirmohet)

Prefekti i Qarkut Elbasan Gledian Llatja (kandidat i ri, zevendeson Qazim Sejdinin)

Si dhe Erion Veliaj per Tiranen (rikonfirmohet)

 

Axhenda: 

08.30 – Rregjistrimi i delegatëve

09.45 – Përfundimi i hyrjes së delegatëve

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë.

Fjala hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant  Balla.

Bashkëqeverisja me Njerëzit:

Zëvendës Kryeministri Erjon Braçe

Ministri Drejtësisë Etilda Gjonaj

Dëshmitarë të shumë rasteve suksesi të bashkëqeverisjes me njerëzit

Puna e Qeverisë për Bashkitë që Duam. Prezantime sektoriale:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu

Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Shqipëria në Bashkimin Europian:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Caka

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Miratimi i Deklaratës së Kongresit

12.00 – Seanca e Dytë

“BASHKIA QE DUAM” – Tirana

Fjala hyrëse nga Kryetarja e PS Tiranë Blerina Gjylameti.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe prezantimi i listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tirane

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PSSH EDI RAMA

13.30 – Përfundimi i Seancës së Dytë

15.00 – Seanca e Tretë e ndarë në tre panele.

Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam – Pallati i Kongresve

Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë – Pallati i Kongresve

Reforma Zgjedhore dhe Vota e Emigrantëve – Hotel Sheraton

17.00 – Mbyllja e punimeve.