8 skifterat shqiptarë ishin kthyer në makth për italianët, e pësojnë si mos më keq

Shqiptarët në Itali duket se do të vazhdojnë të thyejnë rekorde.

Tetë të rinj kanë rënë në pranga të karabinerëve, pasi ishin kthyer në makth për italianët, duke vjedhur nëpër banesat e tyre.

Kryesisht ata operonin në grup  në zonën e Caserës, Benventos, Latinës, Salernos dhe Frosinones.

Grupi përdorte komunikim të koduar, për të humbur gjurmët e policisë.

Ndërkohë sendet e vjedhura transportoheshin me furgon ose mjete të ndryshme. Aktualisht 8 shqiptarët janë dërguar në qelitë e paraburgimit.