A do bjerë borë nesër në Tiranë? Sinoptikanët dalin me lajmin e fundit



Gjatë ditës së enjte parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prej mesdite do të jenë të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët. Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.



Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.



Temperaturat parashikohen të jenë :
Zonat malore -6°C deri 6°C
Zonat e ulta -1°C deri 12°C
Bregdeti 1°C deri 13°C/SHMU