A do kandidojë për Bashkinë e Shkodrës? Senida Mesi bën deklaratën e papritur…

Senida Mesi, e cila për rreth dy vite mbajti postin e zv.kryeministres, është përfolur prej kohësh si kandidate e mundshme për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e këtij qershori.

Por, vetë Mesi duke e lënë të hapur një mundësi të tillë ka theksuar se në garë brenda PS-së, ka kandidatë më të mirë se sa ajo por pa përmendur emra.

Pavarësisht se cili do të jetë emri që do të dalë, Mesi shprehet e bindur se do të bëjë fushatë në favor të të përzgjedhurit pasi sipas saj ka ardhur momenti dhe për rotacion në pushtetin lokal në Shkodër.

“Jemi në një proces të brendshëm në PS. Ka kandidatë më të mirë edhe sesa unë, unë do të isha e nderuar në rast se do të isha një kandidate, pasi jam bij e këtij qyteti. Për mua dhe për çdo individ do të ishte një vlerësim, unë do të bëj fushatën time për këdo që të vendosë PS”, ka deklaruar Mesi.