A do ketë sërish marrëveshje Basha me Ramën? Ish deputeti tregon gjithçka po ndodh tek selia e demokratëve



Ish deputeti Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Ilva Now” ka zbuluar strategjinë dhe teknikën elektorale të Partisë Demokratike për të marrë sa më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, çka përkthehet në mandate.



Më tej, Bylykbashi theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis politik me Ramën në rast nevoje.



“Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate. Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”!

“Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti.

Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ndarjes së pushteteve, ligjeve, mirëqeverisjes dhe Kushtetutës”.

“Do të bëjmë kompromis politik po qe e nevojshme por qeverisje me Edi Ramën jo”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Lexo edhe: