A do të jetë Valdrin Pjetri, një Çesk Millje i dytë që fle në zyrë? Këto dështime spektakolare flasin vetë

Po vjen në Shkodër si i zgjedhuri i Ramës për tu ulur në karrigen e prefektit, detyrës më të lartë shtetërore si zëri i qeverisë, e me synim për tu katapultuar si kandidat për kryetar bashkie.

Si kartë e fortë po i përdoret fakti se është nga Shkodra ndonëse në këtë qytet shumë pak ka jetuar dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka ushtruar në kryeqytet.

Por Valdrin Pjetri që pritet të marre zyrtarisht të hënën detyrën e prefektit, megjithëse ka patur shumë në dorë për të bërë, ka dhëne minimumin e tij për Shkodrën edhe në detyrën qe ka mbajtur si kryeregjistruesi i Shqipërisë, ne ZRPP.

Nga 66 mije leje legalizimi te çertefikuara në të gjithë Shqiperinë, për rajonin e Shkodrës ai ka këtë performancë për vitet 2016-2018:

1792 leje Shkodra, 221 Malësia e Madhe dhe 30 Puka. Rezultat që në fakt nuk ka nevojë për shumë koment, për të mos folur pastaj për dështimin që ka patur në ketë periudhe ZRPP Shkodër me arrestime, burokraci e korrupsion në radhët e saj. Pjetri vetëm u duk në Shkodër njëherë sa mbajti detyrën, foli me fjalë të medha por asgjë nuk beri.

E gjitha çfarë u pa dhe dëgjua më pas ishte vetëm dështim, që për fat të keq duket se do të vijojë. Tashmë mbetet të shihet cila do të jetë performanca e tij si prefekt, a do të mund të tregojë nivel performancë apo do të kemi nje Çesk Millja te dyte qe “fle” ne zyre pa dhënë asnjë rezultat, e pa i shërbyer kauzave të Shkodrës për aq kohë sa ndeji në detyrë.

Socialistët e Shkodrës ardhjen e Pjetrit e kanë patur më shumë se surprizë dhe kuptohet që nëse ai do të jetë kandidati zyrtar, për shumë prej tyre mbetet një detyrim partie por të dalë në fushatë por duke mos punuar me entuziazëm.

Pjetri ka rezultuar një shuplakë e fortë edhe për shumë aspirantë që ju vetëofruan partisë të jenë kandidat, si rasti i zv/kryeministres Mesi që pasi humbi sondazhet, po lutet të ketë të njëjtin fat edhe kandidati i ri i Ramës./ShkodraNews/