A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Elvis Naçi jep përgjigjen përfundimtare

Ai duket se ka rikonfirmuar edhe njwherw veten.

Imami i njohur Elivis Naçi është përfolur prej ditësh në media për mundësinë e kandidimit në garën për Bashkinë e Tiranës, si kandidaturë e propozuar nga qytetarët.

Por ashtu sikurse kishte deklaruar para disa kohësh, dhe mbrëmjen e sotme Imami i njohur mohoi në mënyrë kategorike aderimin në politikë.

“Kam shumë respekt për portalet që kanë hedhur si kandidaturë emrin tim.

Ato ndoshta nuk e kanë dëgjuar atë që unë kam thënë më herët, që unë nuk do të merrem me politikë. Unë asnjëherë s’ do të merrem me politikë.

Ka nevojë të hidhen kandidatura reale dhe populli të zgjedhë vet. Unë e them në mënyrë takstive që nuk do të merrem me politikë”, u shpreh Elvis Naçi në News 24, në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët.