A do të mbahen zgjedhjet lokale? KQZ bën lëvizjen e papritur

Edhe pse opozita është e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, po aq e vendosur është edhe mazhoranca për t’i zhvilluar ato sipas asaj që përcakton edhe Kushetuta.

Ndërkohë  mësohet se ka filluar printimi i fletëve të votimit për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. KQZ i ka dërguar modelet kompanisë Cetis në Slloveni.

Kompania do të paguhet 600 milionë lekë të vjetër për këtë proces. KQZ do të nisë sot pasditë edhe përmbajtjen e fletëve për bashkitë e ngelura.

3606 815 fletë votimi janë porositur për 30 qershorin. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila ka bojkotuar procesin.