A do të shkarkohet Meta nesër? Deputetja e PS-së jep lajmin befasues

Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë zërat se nesër do të shkarkohet Presidenti Meta.

Sipas saj thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet.

Sipas Kumbaros, shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre. Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit.

Pyetje: PS ka nisur edhe mbledhjen e firmave për kërkesën për shkarkimin e Presidentit, tani çfarë ka ndodhur, ka një lloj tërheqje apo kjo procedurë do të vazhdojë?

Mirela Kumbaro: Jo nuk ka tërheqje, ka një proces. Edhe sikur të ishim në një situatë hipotetike apo edhe letrare po të doni shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë. Janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta dhe do të ndiqen ato hapa. Ajo që ndodh nesër është debati parlamentar që do të ketë si bosht kryesor gjithë platformën e parashikuar nga draft rezoluta.