A do të ulet në tryezë me Ramën? Ja si përgjigjet Basha

Mbyllet protesta.

Opozita ka mbyllur protestën e pestë kombëtare pas afro tre orësh marshim.

Edhe pse reshjet e shiut nuk pushuan për asnjë moment, mbështetës të shumtë të PD e LSI nën drejtimin e Bashës kanë marshuar në 5 institucione, të cilat sipas tyre, janë të lidhura me krimin.

Nga selia e PD, Basha falenderoi të gjithë protestuesit që iu bashkuan opozitës ndërsa theksoi se nuk do të ketë tërheqje.

Sipas Bashës as Europa nuk e ka njohur një rezistencë të tillë.

“Mirënjohje për ju zonja e zotërinj, vëllezër e motra. Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë e vendosmëri. Për mbi 3 orë litarët e shiut e lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell e bindjen se Shqipëria nuk do kthehet kurrë atje ku ishte 3 muaj më parë nën thundrën e errësirës, krimit e korrupsionit. Mirënjohje për të gjithë agjëruesit, Zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë të dyfishtë. Mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan qytetarisë tiranase nga të gjitha anët e vendit. Në veçanti një mirënjohje mikpritësve tanë qytetarëve të Tiranës. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë.”