A do udhëtoni këtë vit? Ju tregojmë si të gjeni fluturime më të lira

Nese keni ndermend te udhetoni kete vit jashte shtetit, eshte mire ti hidhni nje sy “Hopper”-it, i cili është një aplikacion udhëtimi për iOS e Android.

Ky të tregon në kohë reale se kur duhet të prenotosh një fluturim. E dini si e bën?

Ditët e kalendarit ngjyrosen në bazë të fashës së çmimit. Jeshilet tregojnë ditët më ekonomike ndërsa të kuqet janë ditët që duhen evidentuar për shkak se biletat janë me çmime më të kripura.

Funksionaliteti bazë është mundësia për të pasur parasysh lëvizjet e çmimeve. Klienti njoftohet kur tarifat bëhen më ekonomike ose në të kundërt kur nisin të rriten.

Kjo platformë të jep edhe mundësinë e prenotimit të fluturimit pasi ofron një serë kompanish, propozimet e tyre, oraret e nisjes e mbërritjes etj.

Por kjo platformë ka sy synim leverdisshmërinë ndaj edhe mundësitë që të ofrohen janë ato për klasin ekonomik dhe jo për ato të klasit të parë apo të klasit biznes.