A duhet të gatuani në tenxheren me presion? E vërteta që askush nuk e dinte deri sot

U bene disa vite qe kur doli tenxherja me presion qe grate kane gjetur zgjidhjen perfekte per te gatuar shpejt vaktet.

Me kalimin e viteve, modelet e tenxhereve me presion u bënë më të larmishme e me forma të ndryshme. Por a eshte i shëndetshëm gatimi me tenxheren me presion?

Shumë njerëz besojnë se gatimi me tenxhere presioni nuk është i shëndetshëm për shkak të presionit dhe temperaturës së lartë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se gatimi në tenxheren me presion është mënyra më e mirë për ruajtjen e beta karotenit dhe acidit askorbik tek spinaqi.

Studime të tjera shpjegojnë se gatimi i brokolit në këtë tenxhere ruan 90% të vitaminës C.

Gatimi me avull dhe zierja ruajnë respektivisht 78% dhe 66% të vitaminës C.

Sipas ekspertëve, ruajtja e ushqyesve tek ushqimet e gatuara me presion të lartë i atribuohet kohës së shkurtuar të gatimit.

Kjo do të thotë se pavarësisht se ushqimet gatuhen në temperaturë të lartë vlimi, koha e gatimit është shumë më e shkurtër për të mundësuar shkatërrimin e plotë të ushqyesve.

Përpos të tjerave, ushqyesit lëshohen në ujë por në gjellën me presion nevoja për ujë është më e vogël se në një tenxhere tjetër.

Kësisoj, ushqyesit ruhen në nivele të larta.