A e di kush e ka bo v.rasjen, e tash mshehen nëpër skutat legenat? Si u zbulua shkodrani Sadetin Erkoçeviq

28- vjeçari Sadetin Erkoçeviq, i cili njihet edhe me mbiemrin Lisi, është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi në vitin 2014 është përfshirë në një ngjarje me një të v dekur dhe një të p lagosur dhe është dënuar si autor me 20 vite b urg në total.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, sh erri ka nisur për një balerinë dhe ka ndodhur në 10 maj 2014, te lokali Enigma, në fshatin Zues, ku ka pasur muzikë live.

Pasi kanë pirë disa pije, viktima Indrit Hylli ka marrë një balerinë nga tavolina e 28- vjeçarit dhe ka kërcyer me të dhe pas kësaj ka nisur sh erri, i cili ka përfunduar me përdorimin e a rmës.

Dëshmitë e personave në vendin e ngjarjes dhe një p ërgjim kanë qenë provat më të forta të Prokurorisë së Shkodrës për të vërtetuar f ajësinë e Sadetin Erkoçeviq.

Kështu, pas ngjarjes është vënë në p ërgjim vëllai i të pandehurit Eljon Hato, i cili ka komunikuar me S.S..

Eridon Hato i thotë vëllait tjetër: “O a e di kush e ka bo v rasjen. Nuk e ka bo v rasjen Esmeraldo, plagosjen ka bo, po v rasjen e ka bo ai djali i Satkos, si e ka emrin ai”.

Senad Selhani i përgjigjet: “Po e di mor burrë se më ka shku mendja, mos ki marak.

015: “Mirë pra, po njaj e ka bo si e ka emrin ai dreqi.

335: Po a ka dalë ai a?

015: Sabedin, a e ka Sabedin apo Tin? A e ka Sabedin?

335: Sadedin e ka.

015: Sadedin, si e ka mbiemrin ?

335: Lisi.

015: Lisi apo Erkoçoviq?

335: Ça di noshta e ka ndrru….

015: Nuk e di o Sonet pash zotin, se tamam tamam ato kanë thanë ka kenë Esmeraldo Hato në ket lokal demek, që ka ndodhë ngatërresa, se Timin (duke iu referuar të pandehurit Sadetin Erkoçeviq/Lisi) s’e ka njoftë kush aty e i ka metë Esmeraldos, se Esmeraldoja ashtë mo që është ma i njoftuni, Timi s’njifet e ka dalë emni i Esmeraldos. A l egen, ai Miri i Hasës se ai mshefet për s kutat.

335: Pse.

015: Mir Borova mshehet për s kutat aty ka kenë në vendngjarje.

335: A.015: Emo, Ka kenë Sezi e Tit Lumi e kanë kenë të tanë në nji tavolinë. Tanë mshehen nëpër s kutat l egenat”, shkruhet në vendim.