A e dinit se fëmija juaj mund t’i ngjajë edhe dashnorit të femrës? Teoria që çmendi dynjanë

Kur lind një fëmijë, të gjithë jemi të prirur që të bëjmë menjëherë vlerësimet tona se kujt i ka ngjarë më shumë, palës së nënës apo të babait. E kjo duket se shpesh është si një sfidë për të dy anët e familjeve.

Por, Telegonia, ishte besimi se tiparet nga një ish-partneri i një gruaje, mund të transferoheshin tek një fëmijë që ajo kishte me një burrë tjetër. Kjo teori u propozua nga shkencëtari dhe filozofi i njohur grek Aristoteli. Kjo është arsyeja se përse heronjtë grekë, kishin zakonisht dy baballarë: njërin një burrë dhe tjetrin një Hyjni.

Ishte sërish kjo arsyeja, pse mbretërit e ardhshëm britanikë, nuk lejoheshin të martoheshin me gra që ishin martuar më parë. Një incident i famshëm, ndodhi në shekullin XIV, kur monarkia britanike u përpoq të parandalonte martesën midis mbretit të ardhshëm Eduardit, ose i njohur ndryshe si Princi i Zi, dhe Xhoanës nga Kenti, një gru e divorcuar. (Eduardi vdiq para babait të tij, dhe nuk u bë kurrë mbret).

Telegonia u hodh poshtë si teori në shekullin XIX-të, kur u përcaktua se ishte gjenetika ajo që përcaktonte tiparet e një pasardhësi./ShkodraNews