A e keni krijuar ju vetë k.oronav.irusin? Thonë se çdo lloj v.aks.ine do të v.rasë miliona njerëz, ja si përgjigjet eksperti i SHBA



Dr. Anthony Fauci, këshilltar mbi pandeminë i presidentit amerikan Donald Trump, ka folur per disa tema te mprehta ne lidhje me pandemine, gabimet e bëra nga SHBA-ja gjatë përpjekjes për të frenuar përhapjen e Covid -19, dhe optimizmin e tij të kujdesshëm se një vaksinë do të jetë së shpejti në dispozicion.



Qarkullon një teori konspirative sipas së cilës ju e keni krijuar vetë koronavirusin, dhe se çdo lloj vaksine do të vrasë miliona njerëz. Teksa pandemia ka nxitur kërkime shkencore të jashtëzakonshme, ajo e ka gërryer nga ana tjetër edhe besimin tek shkenca. A është ky një dëm i pariparueshëm?



“Dëmi është serioz, por shpresoj të mos jetë i pariparueshëm. Përveç ndarjeve politike, ne kemi edhe mendime ekstremiste, përfshirë teoritë e komplotit, disa prej të cilave janë krejtësisht të çuditshme. Ka një polarizim kaq të fortë, saqë kur unë jap rekomandime se si ne mund ta rihapim vendin në një mënyrë të sigurt, ka disa njerëz që nuk bien dakord dhe nisin të më kërcënojnë. Pra më kërcënojnë fizikisht mua, fëmijët, familjen, gruan time. Kjo është një çmenduri”, tha Fauci.