A është e lidhur me një çun që nga gjimnazi? Nevina Shtylla zbulon ‘sekretin’



Nevina Shtylla është një nga vajzat më të bukura të ekraneve shqiptare dhe një nga moderatoret më të dashura të publiku.



Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ndër të tjera se fundmi i është kërkuar të publikojë një foto nga fëmijëria e saj.



Nevina ua ka plotësuar dëshirën duke publikuar një imazh ku shfaqet pranë një motori, teksa mbi kokë ka një fjongo të kuqe. Por, nuk munguan as pyetjet personale! Ndonëse nuk e zbuloi nëse është apo jo në një lidhje, moderatorja hodhi poshtë disa fjalë që qarkullonin për jetën private të saj.

“A është e vërtetë që je e lidhur me një çun që nga gjimnazi?”, e pyeti një nga ndjekësit, teksa Nevina iu përgjigj: “Çfarë?! Hera e parë që e dëgjoj. Jo, nuk është e vërtetë”.