A është kjo femra që futi në telashe personin më të pasur në botë? Do habiteni çfarë ka ndodhur

Pak javë më parë, personi më i pasur në botë u tha se u nda nga gruaja dhe se shkak për këtë ishte bërë prania e një tjetër femre në jetën e tij. Por këto ditë, një tjetër lajm po qarkullon për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos.

Ai ka akuzuar zotëruesit e revistës amerikane “National Enquirer”, se janë përpjekur ta shantazhojnë atë me disa foto të turpshme.

Bezos u nda nga bashkëshortja e tij Mackenzie gjatë muajit të kaluar. Vetëm pak orë më vonë, revista publikoi disa detaje, përfshi edhe mesazhe private, të një marrëdhënieje jashtëmartesore.

Por, në një postim në blogun e tij, Bezos publikoi një “e-mail” që i është dërguar ndërmjetësve të tij nga përfaqësues të “AMI”-t, të cilët e kërcënojnë se do t’i publikojnë “foto intime” të tijat dhe së dashurës së tij, ish-prezantueses televizive Lauren Sanchez.

Sipas “e-mail”-eve të publikuara nga Bezos në blogun e tij, një avokat i “AMI”-t publikoi të mërkurën se fotot nuk do të publikoheshin në këmbim të një deklarate publike “që afirmon se Bezos dhe ekipi i tij nuk kanë dijeni apo baza” për të dyshuar mbi një motiv të tillë.

“Në vend që të kapitulloja përballë shantazhit dhe grabitjes, – shkruan Bezos, – vendosa të publikoj ekzaktësisht çfarë më kanë dërguar, pavarësisht kostove personale dhe sikletit që më kërcënohet prej tyre”./Përktheu: ShkodraNews