A është serioze djegia e mandatave të opozitës? Këto detaje ngrejnë dyshime

A eshte djegia e mandateve nje hap i hedhur nga opozita shqiptare me seriozitetin e kerkuar, apo eshte nje kercenim i radhes ndaj mazhorances, si nje skenar ky i nisur nga Sali Berisha e ku brenda kane mbetur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Eshte kjo nje pikepyetje e madhe qe ka lindur prej hedhjes se ketij hapi e qe u forcua me shume pas firmosjes se dokumentit zyrtar te doreheqjes qe i eshte dorezuar kuvendit.

Ne fakt ketu lind edhe dyshimi i madh apo ngrihen pikepyetje qofte mbi seriozitetin e ketij veprimi ashtu edhe ne saktesine ligjore qe jane firmosur keto shkresa qe paradreken e se enjtes Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i dorezuan zyrtarisht ne kryesine e kuvendit.

Shkodranews ju sjell 4 dokumente qe vete politikanet kryesor i kane bere publike edhe ne media, saktesisht Lulzim Basha kryetar i PD dhe Sali Berisha ish kryeminister, Monika Kryemadhi kryetare e LSI dhe Luan Rama numri dy i kesaj partie.

Detajet e para qe bien ne sy jane sa siperfaqesore aq edhe domethenese, ku nje pjese e deputeteve mesohet se shkresen e kane dorezuar pa date, e te tjeret me daten 20 shkurt 2019, pra momentin kur e kane nenshkruar.

Detaji i dyte eshte emri – mbiemri dhe firma. Nje pjese e deputeteve kane shkruar emrin, atesine dhe mbiemrin e te tjere jo. Pra nje standart i dyfishte ky qe brenda nje flete dhe nje grupi parlamentar ngre hije dyshimi.

E me e renda nga te gjitha eshte shkresa e ish kryeministrit Sali Berisha qe eshte firmosur me dy stilolapsa te ndryshem.

Ne asnje dokument zyrtar nje veprim i tille nuk lejohet dhe e ben shkresen nul. Tashme mbetet per tu pare cfare do te vendos kryesia e kuvendit dhe KQZ lidhur me kete proçes qe ka sjelle reagimin edhe te faktorit nderkombetar qe njezeri eshte shprehur kunder./ShkodraNews