A i trembet përballjes me Jozefina Topallin? Basha jep përgjigjen e papritur



Një ditë pasi ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, prezantoi partinë e saj të re “ Lëvizja për Ndryshim” ku do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme, Lulzim Basha tha se nuk i trembet përballjes me partinë më të re në garën e 25 prillit.



Sipas Bashës, prioriteti i tij është i përcaktuar nga interesi publik dhe “nuk kam kohë për të humbur me asnjë person”.



Pyetje: Ish nënkryetarja e PD ka zyrtarizuar lëvizjen më të re duke u bërë pjesë aktive e politikës. A i trembeni ju një përballje me atë që deri dje cilësohej si “zonja e hekurt” në selinë blu në garën e 25 prillit, pasi në fjalën e saj mbrëmë ju shpalli luftë të hapur edhe ju si lideri i opozitës?

Basha: Jo, pyetja e dytë?

Pyetje: A besoni ju vërtet si gazeta e partisë suaj RD se lëvizja e Topallit apo partia e Patozi janë vërtet parti kukulla të Ramës?

Basha: S’kam kohë për të humbur as me këtë çështje as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, nuk i përcakton askush tjetër.