A je e lidhur me Markun? Gazetarët e marrin në telefon, Rudina Dembacaj e thotë troç, tani na e mbylli gojën

Lajmi se aktorja Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me Mark Frrokun është shndërruar në kryefjalën e mediave. Vetëm pak ditë më parë ajo promovoi një restorant të sajin.

Ndër videot e publikuara online nga miqtë aktorja dëgjohet duke thënë në fjalën e saj përshëndetëse: “Falenderoj Markun që besoi tek mua, është i zgjuar që më besoi”.

Kaq ka mjaftuar që mediat të konfirmonin atë që prej kohësh përflitej, Mark Frroku është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Rudinës. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare aktorja e mirënjohur fillimisht ka qeshur me pyetjen, nëse është e vërtetë se ka një lidhje me Frrokun.

“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”, është mjaftuar në përgjigjen dhënë. Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur mos të japë një konfirmim, apo një përgënjeshtrim për lajmin që qarkullon. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo ndau me miqtë lajmin se procesin e divorcit e kishte nisur që në mars të këtij viti. E ftuar në emisionin “Wake Up”, për herë të parë u shpreh se ka qenë një periudhë e vështirë për të. Nga ana tjetër Mark Frroku prej më shumë se një viti është i ve.