A ka blerë vota LSI? Befason Kryemadhi me përgjigjen e saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se opozita po e menaxhon më së miri urrejtjen popullore ndaj kryeministrit Edi Rama.

Madje ajo shkon dhe më tej teksa thotë se largohet nga politika nëse Edi Rama mbledh kaq shumë njerëz në shesh sa opozita.

Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë ne protesta paqësore. Në po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës

Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?

Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika

Kryeministri Edi Rama thotë se LSI është ajo që ka blerë votat. Por në studion e emisionit “Opinion” këtë të mërkurë, kryetarja e kësaj partie thotë se këto janë mashtrim.

Sipas zonjës Kryemadhi nuk ka asnjë raport nga OSBE që ta thotë këtë. “Nuk ka asnjë denoncim të PS-së ndaj LSI as dhe të ndonjë partie tjetër ndaj LSI, për shitblerje vote”.

“Mos harroni që për herë të parë në histori, prokuroria shqiptare çertefikon në përgjime zyrtare përdorimin e bandave të krimit të organizuar në blerjen e votave në favor të partisë që është në pushtet”, theksoi më tej Kryemadhi.