A kanë lidhje 3 hotelet “4 Yje”, me 6 postet super-drejtor pronash, që ka patur rrogëtari Valdrin Pjetri?

Pyetje pa koment, por me fakte të mbështetura në “CV” zyrtare me pushtetin e PD, PS, LSI dhe në fotografi biznesi e dokumente të QKB, për pasuritë e fshehura, të zyrtarit të lartë të shtetit, që në 4 vitet e ardhshme, do komandoj buxhetin, taksat, bizneset dhe pasuritë e bashkisë së 4-të më të madhe të Shqipërisë

Kanë ardhur shumë reagime e komente, pas publikimit të shkrimit në “PAMFLETI”, lidhur me të vërtetat e “hidhura e të errëta”, nga “aktiviteti” 17 mujor i kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, si “student” në Firence-Itali dhe gjatë 9 viteve, si zyrtar i lartë shteti në Shqipëri, të cilat ai ka fshehur…. për të u penguar në karrierë dhe ia doli mbanë, por po i dalin “kartat”.

Mirëpo, sipas dokumenteve që Valdrin Pjetri nuk i deklaron, rezulton se karriera zyrtare për të, ka shërbyer edhe si “burim” pasurimi, me prona të dukshme e miliona të padukshme, që nuk përputhen as me 1%, të vlerës së pagave, që Pjetri ka marrë në 9 vitet 2010-2019; si 6 herë drejtor “VIP”, në sektorë pronash shteti dhe private, në pushtetet e PD-PS.

Bëhet fjalë, për 3 hotele me logo “PRIVILEGE”, të ndërtuar në Tiranë e në bregdetin e Kavajës, brenda të cilëve, janë 24 lloje shërbimesh, deri tek floktore, por futur nën logon e licencës “Hotel”.

Sipas “CV” së tij zyrtare, të publikuar nga vetë ai; rezulton se në vitet 2010-2019, Valdrin Pjetri që nuk deklaron asnjë diplomë universiteti, ka “shijuar” 5 poste të larta shtetërore, me objekt punë administrim, verifikim, shitje, akordim, dhënie tapi, pranim aktesh legalizimi, miratim hartash e regjistrim pronash; konkretisht në këto detyra, të dhëna nga Berisha e Rama:

Vitet 2010-2014: Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nga Taskë-Forca Anti Mafia dhe Anti-Terrorizmi.

Vitet 2014-2015: Drejtor i Drejtorisë së Pronave, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Vitet 2014-2017: Kryetar i Komisionit Shtetëror dhe NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes, për Demontim-Shitjen Skrap, të Municioneve Luftarake.

Vitet 2015-2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse (Fondet), në Ministrinë e Mbrojtjes.

Janar 2018-Maj 2018: Drejtor i Hipotekës Tiranë.

Maji 2018-Mars 2019: Drejtor i përgjithsëm i Hipotekave të Shqipërisë.

Mars 2019-Maj 2019: Prefekt i Qarkut Shkodër.

Në vazhdim, kryetar i Bashksië Shkodër

PYETJE: – A kanë lidhje 3 hotelet me “4 Yje” të Valdrin Pjetrit; me 7 postet ku menazhohen vetëm prona shteti e private, kur dihet, që paga e marrë prej tij në 9 vite drejtor i lartë, mund të mjaftonte vetëm për të blerë 1 apartament 2+1 e 1 garazh 8 m2, në pallatet e Bashkim Ulajt në zonën e Farkës, pa harxhuar asnjë qindarkë për ushqim e veshje, ndërkohë që siç thuhet ka edhe disa apartamente banimi pranë Ambasadës së SHBA-Tiranë? Përgjigja, do jepet me fakte të tjera./”Pamfleti