A kanë zemër? Ja çfarë po i bëjnë jetimëve Filipi dhe Voltana

Voltana Ademi dhe drejtori i saj i shërbimeve sociale Filip Vila po mbajnë peng godinën e konviktit të shkollës pyjore, e cila u rikonstruktua të vihej në shërbim të jetimëve të pastrehë por qëndron e mbyllur prej dy vitesh. Denoncimi në redaksinë e Shkodranews vjen nga vetë jetimët që hedhin edhe akuza të forta ndaj kryebashkiakes dhe drejtorit të saj besnik.

“Përshendetje, po ju dërgojmë këtë letër me shpresën që ta jepni realitetin që hasim cdo ditë ashtu si është dhe premtimet që mbesin vetëm rrena nga kryetarja e bashkisë. Jena 3 jetimë që prej vitesh sjellena rrugëve të Shkodres se jena të pastrehë dhe masi kena mbush 18 vjec qendrat rezidenciale të nxjerrin jashtë. Na u premtu se do të strehoheshim tek konvikti i shkollës pyjore, pasi na nxorën prej konvikteve të tjera, e biles na u tha se kushtet do ti kishim të mira, e gjithcka kishte me u kry shpejt. Kalunën vite e asgja nuk bahet, biles vec na rrejnë, e as në zyrë nuk na presin.

I kena kërku disa herë atij drejtorit bashki Filip Vilës me na dhan zgjidhje, na thotë nuk kena kohë me u marrë më atë punë, po ikni se mirë jeni. Turp të kenë që tallen me ne, se ai e din shumë mirë bashkë me kryetaren e bashkisë që vetëm mirë nuk jena. Dona zgjidhje e jo me na sjell e nuk dihet se për qa u harxhunën lekët” përfundon mesazhi i jetimeve.

Në fakt Shkodranews duke parë sensibilitetin e kësaj ceshtje vendosi të shkojë më tej, e të kërkojë më shumë informacion se cfarë po ndodh me atë godinë, por askush nuk dënjon të flasë apo sqarojë, por hedhin topin sa në njërën fushë në tjetrën.

Në shkurtin e 2017-es, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi shpejtoi të inspektojë punimet thuajse të përfunduara të qendrës, ku theksoi për mediat se: “Ky është një projekt pilot që po zbatohet nga Bashkia e Shkodrës dhe zgjidh njehere e mirë problematiken, e strehimit te jetimeve te cilet jetojnë në kushte aspak normale. Qendra Multifkunskionale do të jetë gati Brenda pak kohësh, ndërkohe që përvec strehimit të jetimeve ky objekt do të shërbejë edhe për një sërë shërbimesh që do ti ofrohen komunitetit” deklaronte Ademi.

Por më pas gjithcka u harrua dhe heshtja i vuri vulën mbi 140 milion lekëve të vjetra të shpenzuara për rikonstruksionin e kësaj godine, që sot amortizohet sërish e mbyllur, e pa ditur askush të thotë cili do të jetë fati i saj. Ademi dhe drejtori i shërbimeve sociale Vila vijojnë të prezantojnë projekte për këto shtresa në nevojë, por që sorollaten rrugëve pa marrë zgjidhje, ndërsa paratë shpenzohen.