A.ksident i rëndë/ Një person po lufton me jetën në spital, policia fsheh ngjarjen

Aks-ident i rëndë mbrëmjen e djeshme në Kukës.

Një këmbësor po lufton me jetën, teksa policia fsheh ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kukës –Bicaj, ku një këmbësor është përplasur nga drejtuesi i një automjeti të tipit “Mercedes –Benz”.

Sipas burimeve që kanë dëshmuar nga vendngjarja, i lënduari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në rrezik për jetën. Po ashtu, mësohet se drejtuesi i automjetit, është larguar duke i shpëtuar ndjekjes së forcave policore.

Ndërkohë, mungon njoftimi procedurial i Drejtorisë së Policisë së Kukësit, që për motive të paditura vijon të mbajë të fshehtë ngjarjen.