A po pret fëmijë me Shkëlzenin? Armira Mevlani jep përgjigjen që nuk pritej

Armira Mevlani është ndër femrat më të komentuara.

E ftuar ditën e sotme në ‘Pushime on Top’, Armina ka folur për marrëdhënien e tyre, duke treguar edhe planet që ka për të ardhmen.

E pyetur nëse kanë dëshirë të bëhen me fëmijë, bloggerja është shprehur se nuk është koha e duhur.

‘Absolutisht qe e kam menduar. Unë në fakt jam e lumtur qe Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua shumë. Do e di qe fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Unë dua të kem fëmijë, dhe Zeni nuk me ka bërë asnjëherë presion, por duke qene se jemi te dy të zënë në udhëtime, dua që të jetë koha perfekte për këtë hap, që të angazhohem maksimalisht tek familja. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia mendojnë ndryshe por unë mendoj qe kur te vijë koha e duhur është më mirë dhe sigurisht pas martese’, deklaroi Armina.

Kujtojmë që Shkëlzeni ka martesa e parë ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.