A po shkojmë drejt mbylljes së dytë? Zbulohen skenarët që mund të na çojnë në karantinë



Teksa vendi po shënon rritje të numrit të rasteve kryesisht javën e fundit, të gjithë janë  të shqetësuar nëse  do të  ketë një  mbyllje të dytë?



E ftuar në “Wake Up” në Top Channel, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë.



“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.

Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft. Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.