“A të qaj 5 minuta?”, vogëlushja që “theu” rrjetin del në TV, ja ç’duhet të dini për vajzën më të njohur të momentit

A të qaj 5 minuta? Kjo video ka bërë të qeshin të gjithë me shprehjen e famshme thënë me sinqeritetin dhe pafajësinë e një fëmije. Vogëlushja Rea, e cila shfaqet në një video duke qarë për shkak të filmit vizatimor që ajo po shihte është bërë më e famshmja kohët e fundit në rrjetet sociale për shprehjen e saj.

Rea Sefa është vogëlushja më e njohur e momentit. Ajo ishte sot tek “Ftesë në 5”, ku Bieta Sulo, zbuloi shumë më shumë për vogëlushen, gjatë një bisede të sinqertë me të dhe të ëmën.

Rea e përballoi kameran si një profesioniste e vërtetë, foli për filmat vizatimorë që i sheh më shpesh, numëroi, recitoi vjersha, madje edhe këndoi me shumë kënaqësi.

Një fëmijë i shkathët, që u “vërtit” gjatë gjithë kohës në studio, me plot imagjinatë dhe me premisa për të qenë një nga figurat e ardhshme të ekranit.