“Admir Murataj po realizonte vjedhjen elektorale të radhës”

Grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit ka bërë që e gjithë vëmendja mediatike 24 orët e fundit të zhvendoset drejt kësaj ngjarjeje.

Nga kjo grabitje mbeti i vdekur Admir Murataj, që sipas informacioneve paraprake, thuhet se ishte edhe koka e këtij grupi të strukturuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në Facebook-un e tij pak minuta më parë.

Sipas Berishës, Admir Murataj po realizonte vjedhjen elektorale të radhës.

Statusi i Berishës:

Ishte gjasmë në kërkime për vjedhje të mëdha parash të mëparshme. Por pasuria nuk i prekej se do përgatiste vjedhjen elektorale të radhës.

Një falënderim mediave greke që njoftuan shqiptarët se i vrari ishte Murataj, përndryshe do mbetej mister në arkivat e narko-partisë. sb